Blind Taste| Java 5| Puntata 1, Receta tartar salmoni & levrek me pesto

2016-05-17 8

Receta 1 : Tartar salmoni

1. Filetojmë salmonin, e presim në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një enë.
2. I shtojmë lëngun e gjysmës së një kokrre portokalli, gjysmën e një kokrre limoni, 1 lugë vaj, pak ginger të grirë, kripë dhe piper të kuq të shtypur më parë.
3. Pastrojmë ananasin dhe e presim në copa të holla
4. I kalojmë në tigan me pak gjalp dhe më pas e shuajmë me 2-3 lugë aceto balsamico.
5. E lemë deri sa në tigan të mos ketë fare lëng
6. Ananasin e vendosim në një pjatë për ta ftohur
7. Në formën rrethore vendosim me lugë me rradhë, ananasin e mbi të salmonin (sa më pak lëng)

Receta 2: Levrek me pesto
1. Frulojmë në blender borzilokun, granën e grirë, hudhrën e pastruar, vaj ulliri, pinoli dhe mustardë. Balancojmë trashësin me pak ujë dhe rregullojmë shijen me kripë.
2. Filetojmë levrekun dhe e marinojmë me kripë dhe piper
3. Në një enë rrahim vezët me tel kuzhine.
4. Në dy enë të tjera kemi vendosur veç e veç, miellin dhe galetën
5. Fileton e peshkut e kalojmë lehtë me këtë rradhë: miell veze galete, duke bërë një fileto ku peshku të mos duket.
6. Në tigan hedhim vajin e misrit dhe kur të jetë nxehur skuqim peshkun.
7. I shërbejmë duke vendosur në pjatë peshkun dhe dy lugë pesto

Free Traffic Exchange